Një shpërthim vullkanik ka ndodhur në gadishullin Reykjavík, në Islandën jugperëndimore, disa orë pas evakuimit të qytetit të Grindavík, një zonë e njohur për destinacionin turistik Blue Laguna. Sipas Zyrës Meteorologjike Islandeze, shpërthimi ka nisur në orën 09:45 me orën lokale, në veri të Grindavík, dhe pas më pak se një ore, çarja në tokë kishte arritur një gjatësi prej 700 metrash dhe vazhdoi të zgjerohej.
Aktiviteti vullkanik ka pasuar një seri lëkundjesh sizmike që goditën zonën përreth fushës vullkanike Sudnuk në orën 06:30 të mëngjesit. Autoritetet kishin urdhëruar një evakuim parandalues të qytetit dhe ndaluar aksesin rrugor për në Grindavík, ndërsa fluturimet vazhdojnë të zhvillohen normalisht për momentin.
Në të njëjtën kohë, autoritetet kërkuan nga ata që mund të jenë ende në Grindavík të largohen menjëherë nga zona, pasi disa qytetarë refuzuan të respektojnë urdhrin e evakuimit, sipas raportimeve të mediave lokale.