Ende pa kaluar 24 orë nga startimi i “Ferma VIP 2,” Alba Pllozhani ka thyer rregullat e programu. Fermerja ka gjetur një zarf që ishte i ndaluar të lexohej nga të tjerët, përveç Ron Zaitit. Ky i fundit kishte një mision të fshehtë nga Agai, dhe iu komunikua se askush tjetër nuk duhej të merte zarf, pasi do të përballeshin me dënime.
Përkundër rregullave, Alba ka vendosur ta marrë përsipër këtë sfidë dhe ka hapur zarfin. Aty shkruhej: “Për të qëndruar të lidhur me jetën e qytetit, Agai ka vendosur t’ju bëjë një sfidë në Arenë, duke u veshur siç ju ka hije. Orari i nisjes është në orën 21:00, por me një kusht, që të mos harrojnë se janë në fermë dhe nesër kanë punët e fermës.”
Alba ka ndarë këtë shkelje vetëm me Big Mamën, ndërkohë që janë në pritje të dënimit që do të iu komunikua. Big Mama ka deklaruar se Alba do të dënohet individualisht dhe ka theksuar se kjo nuk është një nisje e mirë për të në fermë.