Me 18 ditë të mbetura deri në finalen e madhe të “Big Brother Vip”, të gjithë janë të kuriozë se kush do të jetë finalistët. Të gjithë banorët që kanë mbetur në shtëpi janë në nominim dhe njëri prej tyre do të largohet këtë mbrëmje. Por, gjithashtu, një tjetër banor do të shpallet si finalisti i parë i sezonit 4 të “Big Brother Vip” përmes një mekanizmi të veçantë.
Kush do të jetë ai/ajo që do të sigurojë një vend në finalen e madhe dhe do të bëhet finalist i parë? Të gjithë sytë janë të fokusuar tek përfundimi i këtij procesi dhe çfarë do të ndodhë më tej.