Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë fishekzjarresh në shtetin veriperëndimor të Indisë, Gujarat, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 21 personave dhe plagosjen e pesë të tjerëve. Shpërthimi ka qenë kaq i fuqishëm sa mbeturinat dhe trupat e viktimave janë shpërndarë në një rreze të gjerë përreth fabrikës, në qytetin e Disa.

Zëdhënësi i qeverisë së shtetit, Rikishes Patel, ka thënë se shpërthimi shkaktoi shembjen e çatisë së fabrikës, e cila po funksiononte pa licencë. Pjesë të trupave të viktimave u gjetën deri në një fermë që ndodhet 200-300 metra larg fabrikës. Fishekzjarret janë shumë të njohura në Indi dhe përdoren masivisht gjatë festivaleve dhe ngjarjeve të ndryshme, por shumë fabrika fishekzjarresh operojnë në mënyrë të paligjshme, duke injoruar rregullat e sigurisë.

Ky shpërthim është vetëm një nga shumë rastet e ngjashme, pasi shpërthime të tilla kanë ndodhur dhe më parë, duke rezultuar në viktima të shumta.