Në një bisedë të sinqertë në “The Dalina Show”, Olsi Bylyku është përballur me pyetjet e drejtpërdrejta të Dalina Buzit, veçanërisht për situatën që u krijua rreth tij dhe Egli Takos gjatë “Big Brother VIP”. Dalina e ka pyetur për reagimet që pasuan pas deklaratave të Olsit për Eglin, duke përmendur se ai u përball me komente të ndryshme që ndryshonin nga një ditë në tjetrën.
Olsi, pa asnjë filtër, pranoi se ajo që e çuditi më shumë nuk ishte opinioni i njerëzve për Eglin, por një tjetër detaj. “Ajo që më shqetësoi më shumë ishte fakti që nuk kishte asnjë koment për partneren time aktuale,” tha ai. Ai theksoi se gjithmonë biseda ndalonte te historia e tij e mëparshme, ndërsa nuk kishte asnjë koment për atë që është pjesë e jetës së tij tani.
Olsi gjithashtu shtoi: “Kam shumë respekt dhe mirënjohje për atë gocën dhe i uroj fitoren,” duke nënvizuar se ndonëse gjithçka ishte përqendruar te e kaluara, askush nuk kishte përmendur njeriun që ka pranë sot. Ai e përfundoi duke menduar se është më mirë të shprehë mirënjohjen për partneren e tij aktuale në mënyrë private.