Ushtria izraelite synon që të zgjerojë operacionin e saj në Gaza për të pushtuar “zona të mëdha” të territorit.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, sipas BBC ka shprehur se zgjerimi i trupës ka për qëllim “shkatërrimin dhe pastrimin e zonë nga terroristët dhe infrastrukturën terroriste”.
Sipas Katz, mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës është kthimi i pengjeve izraelitë, e se për këtë përgjatë zgjerimit të operacionit ushtarak në Gaza.
Raportohet se ushtria izraeliteka ka nisur operacionet në Rafah gjatë natës së kaluar.
Kujtojmë se Izraeli nisi ofensivën e tij në Gaza më 18 mars, duke fajësuar Hamasin për refuzimin e një propozimi të ri të SHBA-ve për zgjatjen e armëpushimit dhe lirimin e 59 pengjeve të mbajtur në Gaza.
Nga ana tjetër, Hamasi akuzon Izraelin për shkeljen e marrëveshjes fillestarë të dakordësuar në janar.
Sakaq, ndihmat humanitare në Gaza nuk janë në gjendjen më të mirë të mundshme, pasi OKB-ja njoftoi muajin e kaluar reduktimin e operacioneve të saj në vend, për shkak të vrasjes së disa anëtarëve të stafit nga sulmet e njëpasnjëshme.