• Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Silenciatori”
  • Sekuestrohen armë zjarri me silenciator, drogë e veshje antiplumb si të Policisë
  • Vihen në pranga 3 shtetas, 1 prej tyre i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes

Policia ka arrestuar 3 persona për vjedhje në Durrës, ne kuader te operacionit “Silenciatori”. Në automjet, atyre iu gjet armë dhe antiplumb si të uniformave blu që do i shisnin për 3 mijë euro.

Njërit prej të arrestuarve iu gjetën dhe 10 doza drogë në banesë, kurse automjeti ishte tip ‘’BMW’’ dhe policia kishte marrë informata më parë duke e ruajtur nën vëzhgim.

Policia njofton se u arrestuan në flagrancë shtetasit:

B. M., 28 vjeç; V. Z., 24 vjeç dhe E. K., 32 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”,  të tre banues në Durrës.

“Mbi bazën e informacioneve të marra më parë, është mbajtur nën vëzhgim mjeti me të cilin këta shtetas po qarkullonin dhe në lagjen nr.17, Kënetë, Durrës, shërbimet e Policisë  kanë ndaluar mjetin e dyshuar për kontroll. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “BMW”, me  drejtues shtetasin B. M., në sediljen e pasagjerit, në një çantë dore, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri me silenciator dhe në bagazhin e mjetit një jelek antiblumb si i Policisë. Nga hetimet dhe informacionet e marra, rezulton se armën e zjarrit dhe antiplumbin do t’i shisnin kundrejt vlerës 3000 euro. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e  shtetasit V. Z., u gjetën 10 doza me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon operacioni për identifikimin dhe kapjen e  personave që do të blinin sendet e kundërligjshme”,- njofton policia e Durrësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprat penale “Armëmbatja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.