Policia e Durrësit njofton se një 60-vjeçare është mbytur në det mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur te Shkëmbi i Kavajës, teksa shtetasja nga Elbasanit është futur për t’u larë në plazh.

Informacion paraprak 

Më datë 25.08.2020, rreth orës 09:45, në lagjen nr.13, Shkëmbi i Kavajës, shtetësja K.K.,60 vjeçe, banuese në Elbasan, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.