Pas zërave për një krisje në marrëdhënien me Vesa Lumën, Big Basta ka reaguar publikisht nga “Ferma VIP 2”. Në një bisedë me konkurrenten Silvana, reperi u shpreh qartë: “Nuk kam ardhur këtu për të rënë në dashuri. Jam shumë i dashuruar në Vesën. Kemi një fëmijë të vogël”.

Lajmet për një krizë në çift nisën pas pjesëmarrjes së tij në reality show, e cila sipas burimeve nuk është mirëpritur nga Vesa. Por deklarata e tij sot i ka dhënë fund thashethemeve. “Si të bie në dashuri, më kë të bie njëherë, me Albin?”, shtoi me humor Big Basta.