Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në Roskovec. Sipas raportimeve nga vendngjarja, ka humbur jetën një 31-vjeçar i cili po udhëtonte me motor.

Burime bëjnë me dije se i riu ka humbur jetën, pasi ka mbërritur në spital. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë Fier:

Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:40, në aksin rrugor Roskovec-Suk, në fshatin Suk, shtetasi R. H., 25 vjeç, banues në fshatin Suk, duke drejtuar mjetin tip “Ford Fiesta”, është përplasur me mjetin tip “Linfan”, i cili drejtohej nga shtetasi A. H., rreth 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier shtetasi A. H.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i makinës, shtetasi R. H., dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.