Dalina Buzi ka reaguar ashpër ndaj fjalimit të Arbana Osmanit në natën finale të “X Factor Albania”, ku moderatorja përmendi arsyet për largimin e saj nga “Big Brother Albania”. Buzi theksoi se Arbana vazhdon të flasë për spektaklin dhe largimin e saj, duke e konsideruar këtë si diçka të panevojshme dhe të përsëritur.

“Ajo ka tre vjet që, bashkë me Ledionin, vetëm flet dhe merret me ‘Big Brotherin’ dhe ikjen e saj. E tha tek Mira, nuk e di ku e ka thënë tjetër, tani e bëri monolog pas tre vjetësh. Vazhdon filmi i Big Brother-it. Ndërkohë kjo goca, nuk është mirë se nuk ka mundësi, ka një lokal këtu që sapo e ka hapur tek Liqeni dhe ka punë plot çdo ditë, ka një lokal tek Piramida që e ka plot, një në Shkodër, një në Prishtinë e ku ta di unë. Pra kjo ka ndërtuar një brand, ka një brend që nesër mund ta shesë,” tha Buzi, duke i këshilluar Arbanës të fokusohej më shumë tek biznesi i saj dhe markat që ka ndërtuar.

Buzi gjithashtu shtoi: “Mund t’ia dhj* të gjithë zerove që ka marrë nga Big Brother-i dhjetë-fish dhe vazhdon e shpjegohet pse iku nga Big Brother. S’është normale. Rri o krenohu me atë super biznes, ke brand-in tënd, shet emri jot. Lokali ngjitur bosh, ky plot. Rri duke u marrë me Big Brother-in ka tre vjet, sikur me qenë Vatikani.”