Një ngjarje tragjike është regjistruar në Suresnes të Francës, ku një djalë dyvjeçar humbi jetën pasi u mbyt nga një kokërr rrush. Lajmin e bën të ditur “The Independent”, duke shtuar se vogëlushi do të festonte ditëlindjen e tij të tretë më 15 prill.
Sipas raportimeve, fëmija pësoi një arrest kardio-respirator në mbrëmjen e së hënës, menjëherë pasi konsumoi rrushin. Prindërit njoftuan urgjencën, por kur mbërritën shërbimet mjekësore, gjendja e djalit ishte tepër kritike.
Përpjekjet për ta ringjallur zgjatën për më shumë se një orë, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë rreth orës 21:30 në banesën e familjes.





