Pak pas mesnatës një aksident rrugor është regjistruar në Derven të Krujës.

Nga përplasja mes një automjeti tip “Audi” të drejtuar nga shtetasi E.M. me dy automjete tip “Benz” dhe “Peugeot” kanë mbetur të lënduara 6 gra dhe vajza.

“Më datë 21.08.2020, rreth orës 00:10, në Derven, një mjet tip “Audi” me drejtues shtetasin E.M., është përplasur me mjetin tip “Benz” dhe  me  mjetin tip “Pezho” me drejtuese shtetasen O.S., e për pasojë janë lënduar drejtuesja dhe  pasagjerët në mjetin tip “Pezho” shtetaset O.O., 30 vjeçe, S.O., 50 vjeçe, V.B., 20 vjeçe, Sh.B., 46 vjeçe,  A.B., 21 vjeçe dhe A.V., 33 vjeçe,  të cilat pasi kanë kryer kontrollin shëndetësor në spital janë larguar për në banesë”,– njofton policia e Durrësit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.