Nga selia e Kryegjyshatës ku janë mbledhur bashkë krerët e besimeve fetare në vend me rastin e Kurban Bajramit, Presidenti Ilir Meta ka lëshuar sot një mesazh të qartë për politikën.
Kreu i shtetit nuk ka harruar të kujtojë edhe njëherë objektivin madhor të vendit, integrimin në BE.
“Uroj që edhe politika të mësojë të marrë këtë shembull të frymës së mirëkuptimit, të bashkëpunimit për interesa të qytetarëve, por besoj se populli do udhëhiqet nga kjo harmoni që frymëzojnë këta udhëheqës të nderuar që bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të edukuar qytetarët me vlerat hyjnore, njerëzore, qytetare dhe atdhetare. Qëllimi dhe objektivi madhor mbetet anëtarësimi në BE dhe duhet të punojmë për të hequr cdo pengesë sa më shpejt që frenon këtë ëndërr, që të mos na ikin të rinjtë e që ata që kanë ikur të kthehen sic shprehu besimin e tij Papa Francesku në vizitën e tij në Tiranë, që shqiponjat do të kthehen në shtëpinë e tyre.”





