Ditën e sotme, në UAMD u zhvilluan zgjedhjet për rektor, dekanë, senatin akademik dhe shefat e departamentit.
Procesi u zhvillua i qetë dhe pa probleme. Rektorja Kseanela Sotirofski u rikonfirmua në detyrë për një mandat të dytë.
Ndërkohë gara më e fortë u zhvillua në dy fakultete, atë të Edukimit dhe të Biznesit ku garonin përballë njëri-tjetrit nga dy kandidatë.
Në përballjen mes Prof.As.Dr. Griselda Abazaj dhe Prof.As. Dr. Suela Kastrati në Fakultetin e Edukimit fituese u shpall kandidatja Abazaj.
Ndërsa për postin e dekanit të Fakultetit të Biznesit garonin Prof.As.Dr. Azeta Tartaraj dhe Prof.As.Dr. Shkelqim Fortuzi. Fitues u shpall Shkëlqim Fortuzi.
Në 3 fakultetet e tjera do të qëndrojnë në detyrë për një tjetër mandat 4-vjeçar dekanët aktualë.
Dekanët e fakulteteve të UAMD-së:
Griselda Abazaj – Fakulteti i Edukimit
Shkëlqim Fortuzi – Fakulteti i Biznesit
Andon Kume – Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike
Lindita Mukli – Fakulteti i Teknologjisë dhe Informacionit
Osman Metalla – Fakulteti i Studimeve Profesionale





