Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar katër viktima, një prej të cilëve 31 vjeç.

“Fatkeqësisht, virusi i rrezikshëm nuk ka kursyer as një të ri 31 vjeçar nga Tirana i prekur nga COVID19, që vuante nga diabeti, i cili ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Nuk e kanë fituar dot betejën edhe 3 qytetarë të tjerë: Një 69 vjeçar nga Shkodra, një 76 vjeçare nga Fieri dhe një 85 vjeçar nga Korça në dy spitalet COVID. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.”