BalkanWeb ka zbuluar detaje nga dosja 339 ku zbardh edhe disa përgjime nga dosja hetimore tashmë në GJKKO.

Sipas përgjimeve rezulton se si “Niçja” i Shijakut, apo me emrin real Altin Avdyli ka pasur një rol në manipulimin e rezultateve në Shijak.

Dhe pikërisht del dhe një bisedë me Armelind Zezën, i cili akuzohet se ka votuar 23 herë ne emër të emigrantëve në një qendër votimit në Rubjekë.

Vetë Niçja interesohet për rezultatin dhe Armelind Zeza sipas përgjimit i thotë se kutitë u mbyllën, mbaruan punë pasi edhe vulosën shpejt e shpejt 23 fletë votimi dhe i futën brenda kutive.

PJESË NGA PËRGJIMET

Altin Avdyli: Hë Timo

Shpëtim Marku: Ktu o vllai jot këtu jam, mos ki merak fare, këtu jemi

Altin Avdyli: Si po dalim atje mo ja q… m…?

Shpëtim Marku: Kësmet se nuk dalim me humbje shumë jo. Do fitojmë ma merr mendja se do fitojmë. E hudha dhe votën e plakut që o në Itali dhe kta gjaku im miqt e mij e ca janë gjithë këta

Altin Avdyli: Aman o Shpëtim, shife vetë.

Artan Gjigja: O Niçe jemi këtu në Rad, dhe jena tu u tall. Këta s’e marrin seriozisht ku u japim lekë.

Altin Avdyli: Hajde se ja tregoj unë tani.

****

Armelin Zeza: Niçe

Altin Avdyli: Hë

Armelin Zeza: U mbyllën kutitë këtu

Altin Avdyli: Si janë punët?

Armelin Zeza: I futëm 23 vota në kuti.

Altin Avdyli: A i mbyllëm?

Armelin Zeza: Jena tull fare. I vulosëm shpejt e shpejt. Edhe i futëm 23 aty.