Në qarkun e Durrësit vijon procesi i numërimit në 4 KZAZ-të e qytetit, teksa në 3 KZAZ-të e tjera të Sukthit, Shijakut e Krujës procesi është ndërprerë për shkak të lodhjes së komisionerëve.

Nga rezultatet e deritanishme, mes 3 bashkive që ka ky qark (Durrësi, Kruja dhe Shijaku) Partia Socialiste kryeson nga numërimi i 107 kutive të votimit nga 493 në total, me një diferencë prej më shumë se 3 mijë votash.

BASHKIA DURRËS

Numëruar 80 QV nga 346 në total:

PS: 11,998 vota ose 52.73 %

PD-ASHM: 8735 vota ose 38.39 %

BASHKIA KRUJË

Numëruar 17 QV nga 93 në total:

PS: 2,659 vota ose 45.55 %

PD-ASHM: 2880 vota ose 49.34 %

BASHKIA SHIJAK

Numëruar 10 QV nga 54 në total:

PS: 1,414 vota ose 62.98 %

PD-ASHM: 721 vota ose 32.12 %