“Qëndresa Qytetare” ka shpërndarë një foto në lidhje me zgjedhjet në universitete, që po zhvillohen ditën e sotme.

Në një nga fakultet e Tiranës, një kuti votimi është me logon e Partisë Socialiste.

Zgjedhjet e sotme në universitete janë kontestuar shumë nga opozita, e cila shpesh herë i ka quajtur si jo të ligjshme, pasi po zhvillohen në kushtet e pandemisë ku është e pamundur të bëhet fushatë dhe studentët kanë frikë të vijnë në godina për të votuar.

Sakaq një ditë para zgjedhjeve një grup studentësh ishin në presidencë dhe i kërkuan Metës që mos të dekretonte zgjedhjet.