Pas përfundimit të numërimit të votave në qarkun e Durrësit, Partia Socialiste ka dalë fituese me një rezultat të bindshëm, duke marrë shumicën e votave të qytetarëve.
Në reagimin e saj pas fitores, kryetarja e bashkisë dhe drejtuesja politike e PS për qarkun, Emiriana Sako, ka falënderuar votuesit për besimin e dhënë.
“Falenderoj nga zemra të gjithë qytetarët e Qarkut të Durrësit që mbështetën fuqimisht ekipin tonë të Partisë Socialiste.
Ky besim na jep forcë për të vazhduar punët e nisura për transformimin e qyteteve tona dhe për të filluar projekte të reja.
Thellësisht mirënjohëse për mbështetjen që do jua përkthejmë në punë dhe përkushtim!“, shkruan Sako në një postim në rrjetet sociale.





