Mbi 15 kandidatë për deputetë në listë të hapur kanë kërkuar nga KQZ pamjet filmike të numërimit të votave.

– Advertisement –

Kryesisht janë emra nga PS dhe PD, mes tyre Blerina Gjylameti, Xhemal Qefalia, Ilir Alimehmeti, Aulon Kalaja etj.

Kërkesa e kandidatëve për deputetë në liste të hapur vjen pasi ata pretendojnë se vota ndaj tyre sipas qarqeve nuk është lexuara drejtë.

Blerina Gjylameti renditet e 23 në listën e PS në Tiranë, ajo ka marrë 6053 vota nga votat preferenciale për deputetë.

Xhemal Qefalia renditet i 18 në listën e PS në Tiranë, ai ka marrë 9822 vota.

Ilir Alimehmeti u rendit i 14 në listën e PD-ASHM në Tiranë dhe ka marrë 17,988 vota

Aulon Kalaja u rendit i 7 në listën e PD-ASHM në Qarkun Durrës, ai ka marrë 8,117 vota.