Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kinë. Sipas raportimeve, një foshnjë e porsalindur është gjetur e braktisur brenda një koshi mbeturinash në rajonin verior Ningxia.

Foshnja është gjetur nga një shpërndarës ushqimesh, i cili dëgjoi të qarat e fëmijës, teksa po parkonte motoçikletën e tij. Menjëherë pasi ka evidentuar prezencën e foshnjës, burri ka telefonuar autoritetet policore.

Me të mbërritur në vendngjarje policia e ka dërguar të miturin në spital, nga ku raportohet se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme. Ndërkohë bëhet e ditur se policia ka nisur një hetim për rastin.