Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje për pronarin e lokalit “Barons”, Artur Terziu, i akuzuar për “Vrasje në rrethana cilësuese”, pasi u shemb pallati 6-katësh në lagjjen nr. 6.

44-vjeçari Terziu kishte bërë ndërhyrje në kollonat e pallatit, ku kishte ndërtuar lokalin “Barons”, të cilin edhe e kishte legalizuar.

Ekspertiza për shembjen e pallatit ka dalë në konkluzion se shkak i shembjes së pallatit ishte cilësia e dobët e betonit, ku si pasojë humbën jetën 2 shtetase.

Por prokuroria e Durrësit ka vendosur të apelojë vendimin e lirimit. Artur Terziu u arrestua të dielën nga blutë e Durrësit, pas 8 muajsh që ishte në kërkim.

Akuzat janë ndryshuar edhe për pronarët e Vila Palmës që u shemb më 26 nëntor 2019. Edhe për Arben e Dëshira Qato gjykata vendosi detyrim paraqitje.