Kryetari i PD-së, Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u pyet nëse do japë dorëheqjen si kryetar i PD-së pas humbjes në zgjedhje.
Kryedemokrati Berisha u shpreh se statuti i PD-së është shumë në rregull dhe se statuti nuk flet për farsë por për zgjedhje.
Berisha: Së pari statuti është shumë në rregull.
Por statuti nuk flet për farsë por flet për zgjedhje.
Dhe tjetër janë zgjedhjet dhe tjetër është farsa.
Farsa është proces i shkatërrimit të procesit zgjedhor dhe i zëvendësimit të procesit zgjedhor me një proces në të cilin kurrë opozita nuk fiton.
Opozita në një farsë duhet të organizohet dhe ti rikthejë qytetarëve votën.
Ky është mision.





