Pas përfundimit të sezonit, Teuta arriti objektivin për të qëndruar në Superiore edhe për një sezon, ka folur mesfushori i Teutës, Arbër Çyrbja. Ai ka analizuar këtë sezon të ekipit blu, Çyrbja, shprehet se pavarësisht arritjes së objektivave, në fund Teuta ka treguar që është ringritur gjithmonë.
Arbër, si e keni parë Teutën në këtë sezon?
Në përgjegjësi do të thosha një sezon deri diku i mirë, duke marrë parasysh situatën ku ishim. Jam i lumtur që arritëm të marrim maksimumin në përballet direkte dhe në fund ishim të qetë, pasi siguruam gjithçka me “këmbët tona”.
A mendoni se duhet të ruhet grupi aktual me disa përforcime të vogla?
Grupi aktual duhet të ruhet dhe me disa përforcime cilësore në të tria repartet. Teuta mendoj se në sezonin e ri do të jetë pretendente për lartë. Kam besim te stafi drejtues, sepse e kanë kapacitetin dhe eksperiencën të ndërtojë një ekip fitues.
Mbrojtja ishte reparti që “fuste më shumë ujë”. Mendoni se këtu duhet të fokusohet Teuta në merkato?
Momentet jo të këtij sezoni nuk është vetëm përgjegjësi e repartit të mbrojtjes, por e të gjithë skuadrës. Sigurisht që në shumë ndeshje jemi ndëshkuar për gabime teknike të lojtarëve, por përgjegjës për dështimin është i gjithë ekipi.
Në këtë sezon u arrit mbijetesa, si e shihni Teutën e sezoni të ri?
E thashë edhe më lart, se besoj shumë në aftësitë e stafit për të ndërtuar një skuadër fituese në sezonin e ri. Teuta dhe herë të tjera ka qenë në këto pozita, por është kthyer më e fortë.





