Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestimin e ish-komisionerëve të dosjes “339”.

Sipas tij, arrestimi i komisionerëve politikë nxjerr në pah psenë e domosdoshmërisë së depolitizimit të administratës zgjedhore, ndërsa ngatërroi dosjen e bujshme të “339” të Durrësit me “184”, ajo e Dibrës.

“Arrestimi i komisionerëve politikë të dosjes së famshme të Dibrës, nxjerr në pah psenë e domosdoshmërisë së depolitizimit të administratës zgjedhore! 14 të pandehur të PD-LSI dhe 8 të PS janë prova se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, i ka duart të zhytura thellë në llum! Për mua janë 22 individë të gabuar, në vendin e gabuar dhe detyrën e gabuar,që duhet të shërbejnë si shembull i padiskutueshëm për largimin përfundimtar të partive politike nga komisionet e zgjedhjeve! Le të vendosë drejtësia për ta pa dallim dhe mësimi për ne është: DEPOLITIZIM!”, shkruante Rama fillimisht ndërsa në një reagim të dytë pak sekonda më vonë shkruante:

“Për mua janë 22 individë të gabuar, në vendin e gabuar dhe detyrën e gabuar,që duhet të shërbejnë si shembull i padiskutueshëm për largimin përfundimtar të partive politike nga komisionet e zgjedhjeve! Le të vendosë drejtësia për ta pa dallim dhe mësimi për ne është: DEPOLITIZIM!”