Një re e dendur dhe e lartë disa kilometrash është ngritur mbi vullkanin Etna, duke treguar aktivitet të shtuar shpërthimi.

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vulkanologjisë (INGV), Observatori Etneo në Katania, kjo re është shkaktuar nga një rrjedhë piroklastike, e mundshme si pasojë e shembjes së materialit nga ana veriore e kraterit jug-lindor të vullkanit.

Aktiviteti shpërthyes nga krateri jug-lindor ka kaluar në një fontanë lave, ndërsa dridhjet vullkanike kanë arritur nivele shumë të larta.

Autoritetet e INGV-së kanë përditësuar paralajmërimin për aviacionin në nivel portokalli, duke theksuar se aktiviteti është përqendruar në zonën e majës së vullkanit aktiv më të madh në Evropë.

Megjithatë, kjo fazë shpërthimi nuk ka ndikuar në operacionet e aeroportit ndërkombëtar Vincenzo Bellini në Katania, ku fluturimet vazhdojnë normalisht.