Pasi tre deputetët e parlamentit shqiptar Ralf Gjoni, Eljo Hysko dhe Enver Roshi kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, ka ardhur një reagim nga kolegët e opozitës jashtëparlamentare.

Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo apelon se në këtë situatë duhet të bëjnë tamponin të gjithë deputetët shqiptarë si dhe të karantinohet gjithë Parlamenti.

“EMERGJENTE tamponi për të gjithë deputetët dhe karantinim për të gjithë Parlamentin!”,- shkruan Tavo.