Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 78 vota pro, 17 kundër dhe 8 abstenim raportin final të Komisionit Hetimor për Shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

“Pra Kuvendi miraton raportin me rekomandimet që bën ky raport për mos shkarkimin e presidentit ashtu dhe për miratimin e rekomandimeve që mban ky raport”, tha kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në përfundim të seancës plenare.

Raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor është tërhequr nga shkarkimi i Presidentit të Republikës, pas raportit të Komisionit të Venecias, i cili doli në përfundimin se Presidenti nuk ka kryer shkelje të rënda sa për t’u shkrarkuar.