Ergys Peposhi është zyrtarisht lojar i Ferizajt. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi i Superligës së Kosovës. Pas dy sezonesh te Teuta, ai tani është gati për një aventurë të re. REAGIMI: Mirë se vjen, Ergys Peposhi! Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë për arritjen e marrëveshjes me sulmuesin e krahut, Ergys Peposhi. Peposhi vjen me përvojë të konsiderueshme nga kampionati shqiptar, ku së fundmi ishte pjesë e KF Teutës. Më herët ka qenë pjesë e Kukësit, Elbasanit, dhe ka regjistruar paraqitje edhe me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë. Me vizion sulmues dhe përkushtim maksimal në çdo duel, Ergysi pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë në edicionin e ri. Mirë se vjen në familjen bardhekaltër, Ergys – të urojmë shumë suksese!
U largua nga Teuta pas dy sezonesh, sulmuesi prezantohet në Kosovë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
E hëna dhe e marta ishin ditët më të nxehta për muajin qershor në Spanjë që nga viti 1950
Një aksident që mund të përfundonte në tragjedi, lë një të plagosur në Durrës (Video)
Ish-kryetari i parë i FRESSH: Kushdo është përfshirë në hajni të hapë krahun dhe t’u kërkojë falje socialistëve
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë





