Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një postim pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte. Rama ka publikuar disa foto nga takimi teksa shkruan se me Rutten folën për angazhimet e Samitit dhe Ballkanin Perëndimor. Ai shton se bisedian dhe për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak.
POSTIMI:
Hagë, Samiti i NATO-s – Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e çmuar, Mark Rutte, me të cilin folëm për angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë.





