Ditën e martë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare përgjatë maleve në mesditë e pasdite.

Temperatura më e lartë pritet të shënohet 40°C në Berat, ndërsa më e ulëta 18°C në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Në lugina dhe bregdet, hera – herës, era do të fitojë shpejtësi 7 – 15 m/s.

Valëzimi i detit pritet të jetë 1 – 3 ballë.