Donald Trump hyn fuqishëm në botën e kozmetikës me linjën e re të parfumeve “Victory 45-47”.

Presidenti amerikan Donald Trump ka prezantuar linjën e tij të re të parfumeve, “Victory 45-47”.

Lançimi u bë të hënën në mbrëmje përmes platformës së tij Truth Social, ku Trump shpjegoi edhe kuptimin e emrit të aromave, që simbolizojnë fitore, fuqi dhe sukses, duke iu referuar mandateve të tij presidenciale.

“Parfumet Trump janë këtu. Ato quhen ‘Victory 45-47’ sepse përfaqësojnë Fitoren, Fuqinë dhe Suksesin – për burrat dhe gratë”, u shpreh Trump.

Screenshot_7

Ai gjithashtu inkurajoi ndjekësit që të blejnë një shishe për vete dhe një tjetër për të dashurit e tyre, duke shtuar: “Shijojeni, argëtohuni dhe vazhdoni të fitoni!”

Linja e re përbëhet nga dy versione – “ikonike” dhe “edicion të kufizuar”, çmimi i secilës shishe është 249 dollarë.

Aroma për femra përshkruhet si simbol i besimit, bukurisë dhe vendosmërisë së palëkundur, ndërsa kolonja për meshkuj i dedikohet burrave që udhëheqin me forcë, besim dhe qëllim.

“Victory 45-47” i bashkohet koleksionit të aromave të Trump, i cili u lançua për herë të parë në dhjetor, duke shënuar një tjetër hap në zgjerimin e portofolit të tij të biznesit, që nga rikthimi i tij politik.