Një incident i ri u regjistrua në Ngushticën e Hormuzit, pasi një anija me flamur liberian u godit nga një raketë e panjohur, duke rezultuar në zhdukjen e një anëtari të ekuipazhit.

Incidenti ndodhi afërsisht 20 milje detare në verilindje të Khasabit në Oman. Sipas Operacioneve Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar ( UKMTO), një anije tregtare transmetoi një mesazh në kanalin 16 të VHF se ishte goditur nga një predhë e panjohur. Autoritetet kompetente kanë nisur një hetim për rrethanat e incidentit.

Goditja raportohet se preku dhomën e motorëve, ndërsa më pas shpërtheu një zjarr në zonat e akomodimit.

Ekuipazhi luftoi për të kontrolluar flakët dhe kërkoi ndihmë të menjëhershme nga anijet që kalonin. Sipas informacionit të deritanishëm, inxhinieri i tretë mungon. As kombësia e tij dhe as rrethanat e sakta në të cilat ai u zhduk nuk dihen.

Goditja e re vjen vetëm një ditë pas dy incidenteve të tjera të rrezikshme me anije cisterna në ujërat territoriale të Omanit. Anijet Egypt Prosperity dhe On Pride kishin raportuar shpërthime ose të shtëna paralajmëruese në pika të ndryshme në Ngushticë, pa pësuar dëme në fund.