Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se vijojnë përgatitjet për sistemin shëndetësor për këtë situatë të pazakontë, me investimet në terapitë intensive jo vetëm të spitaleve COVID, por edhe në maternitete dhe spitalet rajonale.

Në një postim në Facebook, Manastirliu apelon qytetarët të vendosin maskën, ruajnë diastancën dhe të kujdesen për higjenën.

POSTIMI I MINISTRES

COVID19

Vijojmë të përgatisim sistemin shëndetësor për këtë situatë të pazakontë, me investimet në terapitë intensive jo vetëm të spitaleve COVID, por edhe në maternitete dhe spitalet rajonale.

Të gjithë bashkë të mbrojmë stafet mjekësore që çdo ditë kujdesen që nënat dhe të porsalindurit të jenë të shëndetshëm dhe të sigurt

#VendoseMaskën

#RuajDistancën

#KujdesuPërHigjienën