Ndarja nga jeta për shkak të Covid-19 e 27-vjeçarit Artian Cara nga Kavaja ka shokuar ditën e sotme qytetin e vogël.

Mesazhe prekëse kanë vërshuar në rrjete sociale, ndërsa të gjithë të njohurit e të riut shprehin dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta.

“Do të na mungojë buzëqeshja dhe optimizmi yt për jetën”,– nënvizojnë në postimet e tyre ish-kryebashkiaku Isa Sakja dhe mjeku kardiolog Drin Bardhi.

27-vjeçari ishte i infektuar me COVID, por asimptomatik, ndërsa sipas Ministrisë së Shëndetësisë shkak për vdekjen e tij nuk ishte virusi, por sëmundja bashkëshoqëruese, pasi vuante nga talesemia.

Postimi i ish-kryebashkiakut Sakja:

Te qofte i lehte dheu i Kavajes i Miri Artian!
Ti engjell i bukur e i qeshur sot trishtove nje qytet, sepse qe sot ndjehet mungesa e buzeqeshjes dhe opttimizmit tend per jeten ne Kavajen tone….
Nuk gjejme dot fjale per te ngushelluar prinderit e tu, mikun tim Mustafa Cara.

Postimi i mjekut kardiolog Drin Bardhi:

Qofsh i xhehnetit Artian Must Cara. Do te kujtoj gjithmone te dashur, me te qeshuren tende te vecante. Allahu na bashkofte ne xhehnet. Coronavirus realitet i zi. Ruhuni bashkeqytetare.