Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish aksionin për lirimin e hapësirave publike.
Duke folur në një video-live nga makina, Rama ka theksuar se është e pafalshme, që Vlora të mos ketë ujë të pijshëm, duke e vënë fajin te autoritetet lokale.
Ndërkohë që duke folur për lirimin e hapësirave publike, Rama theksoi se të njëjtën gjë që po bëjnë tani në Vlorë, do e bëjnë dhe në qytetet e tjera.
“Siç bëmë në Vlorë, do bëjmë në Tiranë, në Fier, Durrës, Shkodër, sepse këto qytete kanë marrë hov të madh, do përballen me sfida të reja.
Vazhdojmë të pastrojmë plagën e tmerrshme që iu hap Thethit dhe ministria e Drejtësisë po bën gati dokumentacionin, dhe t’i kërkojë KLP që të qëndrojë mbi prokurorinë e Shkodrës, sepse realisht është shumë shqetësuese ajo që ka ndodhur në Theth. Strukturat e shtetit janë lënë në baltë nga një prokurore dhe Prokuroria e Shkodrës e merr në mbrojtje,” tha Rama.





