Kryeministri Edi Rama ka publikua pamje nga Lungomare në Vlorë, pasi bizneset kanë hequr nga trotuaret tavolinat dhe karriget që zinin hapësirën publike.

Kujtojmë se disa ditë më parë Rama i bëri thirrje të gjithë bizneseve që të lirojnë trotuaret, në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike.

Siç duket bizneset e Lungomares kanë zbaruar urdhrin.

“VLORA sot pasdite. Ja se si doli në dritë Lungomarja, thjesht duke hequr barrikadat absurde dhe frymën e shëmtimit kioskëzues, ndërkohë që të gjithë kanë hapësirën e tyre, edhe qytetarët, vizitorët, turistët, edhe njësitë e shërbimit, të çliruara nga “rraqet” e tepërta dhe të tërhequra qytetarisht në zonën e tyre”, shkruan Rama në Facebook, i cili disa ditë më parë shkakroi drejtorët e Bashkisë Vlorë për shkak se kishin lejuar zaptimin e hapësirave publike.