Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën gjatë takimit të thirrur sot në Durrës me Kryetarët e Bashkive.

“Kontrolle territori që kanë filluar punën që te monitorimi i trafikut dhe do të bëhet tërësisht teknologjike me projektin e ri që kemi nisur me Emiratet e Bashkuara, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me territorin. Inspektimi i territorit do të mbështet nga një zhvillim i madh teknologjik. Duhet të ndërtojmë qendrën e monitorimit të ndërtimeve.

Agjencia e monitorimeve ka përgatitur një rregullore të re dhe të gjitha kompanitë e ndërtimit, flasim për pallate, që kanë impakte të caktuara për jetën e qytetarëve dhe të banorëve, që kantieret të pajisen të gjitha me kamera online 24 orë dhe të ndiqen online nga forcat e inspektimit. Të gjitha llojet e kantiereve të pajisen me GPS në mënyrë që të monitorohen, për hedhjen e mbetjeve apo edhe të futjes së materialeve, atje futjes së materialeve, për të shmangur evazionet fiskale”, tha Rama.