Një tjetër person i prekur nga Covid-19 ka ndërruar jetë ditën e sotme. Mësohet se viktima është një i ri i moshës 27-vjeçare nga qyteti i Kavajës.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë, e cila thekson se pavarësisht se i riu ka qenë i infektuar me Covid-19, ai ka qenë asimptomatik ndaj këtij virusi.
Ministria e Shëndetësisë më tej shton se 27-vjeçari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral.
Njoftimi i MSH-së:
Ministria e Shëndetësisë sqaron se, referuar shërbimit infektiv, një i ri 27-vjeçar nga Kavaja, ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral. 27 vjeçari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID-19. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes.





