Arlis Shala është zyrtarisht portieri i ri i Teutës. Për herë të fundit, 24-vjeçari luajti me Vushtrinë ku përmes finales së “play-off” kërkonte të ngjitej në Superligën e Kosovës, por pa sukses. Teuta siguron tjetër portier kështu pas Gentian Selmanit.
Dhe puna vijon për krijimin e një skuadre sa më konkurruese. “Mirësevjen, Arlis Shala! KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarisht afrimin e portierit durrsak, Arlis Shala, si pjesë e skuadrës tonë. Klubi ka arritur sot marrëveshjen me 24-vjeçarin, i cili i bashkohet Teutës pas paraqitjeve shumë të mira me ekipin e Vushtrrisë. Me këtë afrim të ri, Teuta forcon kështu repartin e portës dhe i uron Shalës shumë suksese me fanellën blu”.





