Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka pritur në një takim Kryeministrin Avdullah Hoti, me të cilin bisedoi procesin e dialogut me Serbinë.
Thaçi është shprehur se dialogu me Serbinë është rruga e duhur për të patur një fqinjësi të mirë, ndërsa ka theksuar se nuk duhet lejuar që ky proces të shkojë në nivel teknik, por të diskutohet në nivel politik.
“Është me interes që të ndodhë ky dialog, sepse vetëm me dialog, takime dhe fqinjësi të mirë, Kosova mund të lëviz drejt perspektivës evropiane. Por në të njëjtën kohë duhet të ruajmë identitetin tonë. Nga ky proces duhet të ketë njohje reciproke dhe se nuk duhet të lejohet që ai të shkojë në dialog teknik. Duhet të kemi një pikë të diskutimit dhe pastaj vijnë çështjet tjera dhe duhet të sqarojmë raportin mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Sepse raporti i Kosovës dhe Serbisë është kryekëput politik dhe jo teknik”.





