Ditën e sotme, 16 korrik, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, me vranësira në zhvillim në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.
Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 8 m/s.
Valëzimi në det pritet të jetë 2-3 ballë.





