Në ndjekje të ankesave të ardhura në sallën operative të Policisë Bashkiake, shërbimet bashkiake në Durrës në bashkëpunim me Ndërmarrjen Rruga zhvilluan aksionin për lirimin e hapësirave publike të cilat zaptohen shpesh me mjete rrethanore nga individ apo subjekte të ndryshëm.
Gjithashtu Policia Bashkiake iu bën apel qytetarëve të ndërgjegjësohen për çdo reklamim, i cili bëhet për interes privat, pasi paraprakisht duhet të kryejnë pagesën e tarifës përkatëse pranë Bashkisë Durrës.
“Iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë ligjet dhe aktet normative në fuqi duke shmangur në këtë mënyrë konfliktet dhe masat adminsitrative. Ftojmë qytetarët të denoncojnë këto raste abuzive në numrin tonë të telefonit +052 2322 50”, apelon Policia Bashkiake.





