Dhjetëra forca zjarrfikëse vijojnë të përballen me flakët në Drenovë të Mallakastrës.
Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri , situata vijon të mbetet kritike.
Intensiteti i erës ka favorizuar përhapjen e flakëve në një sipërfaqe shumë të gjerë duke dalë tërësisht jashtë kontrollit.
Bëhet me dije se tymi i dendur vështirëson punën e shërbimeve zjarrfikëse, ndërsa pritet ndërhyrja nga ajri për të vënë nën kontroll flakët që janë afruar shumë pranë puseve të naftës.

Shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës , Fierit, Patosit, Albpetrolit, forcat bashkiake dhe efektivët e ushtrisë po punojnë për të mbajtur nën kontroll flakët në mënyrë që të mos avancojë drejt zonës së banuar.





