Territori shqiptar do të mbizotërohet nga kthjellimet në pjesën më të madhe të vendit gjatë gjithë ditës. Por mesdita dhe pasditja sjellin vranësira, të cilat gjenerojnë rrebeshe në zonat veriore dhe verilindore. Mbrëmja përmirëson motin në këto zona.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të ulen në mesdite duke luhatur vlerat nga 18°C deri në 39°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.





