Në ditët përvëluese të korrikut, frutat dhe perimet me përmbajtje të lartë uji janë aleatë të mirë për të shmangur dehidratimin. Përveçse freskojnë trupin, ato furnizojnë organizmin me vitamina dhe minerale të nevojshme.
Ndër më hidratueset janë:
- Kastraveci – përmban 96% ujë, ideal për sallata apo për t’u konsumuar si snack.
- Luleshtrydhet – me 91% ujë dhe shumë vitaminë C.
- Domatet – 94% ujë, të përsosura për sallata verore.
- Pjepri – 90% ujë dhe i pasur me kalium.
- Selinoja – 95% ujë, ndihmon në tretje dhe pastrim të organizmit.
- Portokalli – mbi 85% ujë, përveç dozës së lartë të vitaminës C.
- Rrushi dhe ananasi – të ëmbël, freskues dhe me efekt hidratues.
- Marulja jeshile (iceberg) – 95% ujë, praktike për sanduiçë apo sallata.
Ekspertët rekomandojnë që përveç ujit, këto produkte të përfshihen rregullisht në ushqimin ditor, veçanërisht gjatë temperaturave të larta.





