Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur këtë të shtunë në plazhin e Ksamilit. Një pushues është goditur me grushte nga një person.

Autori ka rrahur pushuesin në sy të fëmijëve të tij dhe të bashkëshortes. Siç duket edhe në video pushuesi ka marrë lëndime në kokë. Në video dëgjohet familjarja e të lënduarit, e cila filmon autorin dhe i thotë “O plehrë çfarë ke bërë..do ta shikosh”.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Mësohet se personi që goditi pushuesin është shoqëruar në polici.