Dy biznesmenët Agim Taraj dhe Albert Pashaj, të cilët u konfliktuan sot për hapësirat në plazhin e Ksamilit janë përplasur fizikisht edhe një muaj më parë.
Shkak i konfliktit të tyre janë hapësirat e plazhit, se kush do ta kishte në zotërim, pasi Taraj i cili dhunoi Pashajn është pronar i ‘Sunset Restorant Ksamil’, ndërsa i dhunuari është pronar i ‘Euro Hotel Ksamil’.
Siç duket nga pamjet më poshtë dy biznesmenët janë konfliktuar sërish një muaj më parë.


Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia e shtetit, e cila ka vënë në pranga autorin Agim Taraj.
Siç duket në videon e konfliktit mes të dyve pronari i hotelit është gjakosur në kokë si pasojë e goditjeve nga Agim Taraj.





