Ditën e diel, moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë territorin.
Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në male, nga ku edhe do të pasohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje, me shpejtësi mesatare 6m/s. Në bregdet dhe lugina, hera-herës era do të arrijë deri 12m/s.
Valëzimi i detit, pritet të jetë i forcës 1 – 2 ballë.





